Balluku inspekton punimet për ujësjellësin e ri të Patosit: Shqipëria, është kthyer në një kantier të madh për ndërtimin dhe rikonstruksionin e ujësjellësve

Në bashkinë e Patosit ka nisur puna për ndërtimin e ujësjellësit të ri, prej të cilit do të përfitojnë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm afro 32 mijë banorë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e AKUM, Alqi Bllako, deputeten Antoneta Dhima dhe kryebashkiaken e Patosit, Rajmonda Balilaj inspektuan punimet që po bëhen për këtë vepër, ku deri më tani janë realizuar afro 30% e tyre.

“Projekti i ndërtimit të ujësjellësit të Patosit është i ndarë në dy faza. Ne sot jemi duke inspektuar punimet e fazës së parë e cila ka filluar në prill të vitit 2020 dhe sipas kontratës pritet të përfundojë në tetor të vitit 2021, por me ecurinë e punimeve ne jemi shumë optimistë që faza e parë do të përmbyllet shumë më përpara. Faza e parë konsiston në ndërtimin dhe zëvendësimin tërësor të pothuajse 53 kilometra rrjet i brendshëm dhe instalimin e ujëmatësave për të gjithë konsumatorët individual dhe konsumatorët e biznesit”, bëri të ditur drejtori Bllako.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi se Shqipëria tashmë është kthyer në një kantier të madh sa i takon ndërtimit të ujësjellësave të rinj: “Aty ku ne po investojmë sot janë ujësjellës, që janë ndërtuar dhe nuk janë prekur më kurrë. Po shkojmë dhe po shikojmë depo apo tubacione të viteve 60, ‘70. Shqipëria është kthyer në një kantier të madh, përsa i përket ndërtimit të gjithë këtyre ujësjellësve të rinj, të rrjetit të transmetimit dhe të shpërndarjes, por duhet kuptuar që nevoja është e madhe dhe është kudo”.

Kryetarja e Bashkisë së Patosit e cilësoi investimin për ndërtimin e ujësjellësit si një nga investimet më të mëdha, që janë bërë në këtë bashki dhe theksoi pritshmërinë dhe vlerësimin shumë pozitiv të banorëve të zonës. Ndërsa deputetja Antoneta Dhima u shpreh se ndërtimi i ujësjellësit të ri të Patosit është një premtim i kryeministrit Rama për banorët e kësaj bashkie i cili po bëhet realitet.

Gjatë inspektimit, ministrja Balluku preku është problematikën e mbartur në vite të zonës së Zharrëzës, të cilës tashmë i është gjetur një zgjidhje e qëndrueshme.

“Jemi në një proces, të cilin e kemi nxitur për të përfunduar sa më shpejt, në koordinim edhe me Emergjencat Civile edhe me koncensionarin, për çështjen e dëmshpërblimeve në zonën e Zharrzës. Duke bashkëpunuar dhe me koncensonarin pasi 50% e dëmeve do mbulohen nga ata dhe 50% nga Qeveria. Tashmë koncensionari është i qartë se kush janë kushtet teknike për të punuar në zonë dhe çfarë ne kemi ndaluar dhe sa e angazhuar është ministria në të gjithë këtë proces për të pasur një supervizim dhe për të mos pasur më problematika si ato që kemi hasur në të shkuarën. Ne duhet të mbyllim të gjitha dëmet të cilat kanë ndodhur në të shkuarën dhe sigurisht pa i lejuar kompanisë që të ketë të njëjtin impakt negativ në zonën e Zharrzës”, theksoi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Në Bashkinë e Patosit ka nisur puna për ndërtimin e ujësjellësit të ri i cili garanton furnizim 24 orë me ujë të pijshëm për rreth 32 mijë banorë. Ministrja Belinda Balluku dhe Drejtori AKUM, Alqi Bllako inspektojnë punimet ku deri më tani janë realizuar afro 30% e tyre.

Gepostet von Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë am Samstag, 10. Oktober 2020

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi