https://www.aiguillealpine.co.uk/http://perpustakaan.unla.ac.id/wp-includes/MESINSLOT/https://cafesach.com.vn/https://shootless.nl/http://www.smartiming.co.uk/https://thali.pl/https://www.contraloriapereira.gov.co/https://fia.ui.ac.id/-/stoto/https://iac.ui.ac.id/qris/https://stroumfaki.gr/https://nipscollege.co.ke/https://memorialsignworld.com/https://healthcareinkenya.com/https://bayscaffolding.co.nz/https://www.prottoy.cu.ma/https://ideasvibe.com/https://www.ffl.si/https://fhunizar.ac.id/https://sgs.sheratongrandesukhumvit.com/https://disability.ui.ac.id/maxwin/https://www.fodecc.cm/https://shiki.cu.ma/https://www.fodecc.cm/Samuel-Donatien-Nengue/https://nfd.com.tr/https://eedesign.co.uk/https://defender.org.br/https://fosfobox.com.br/http://estima.xgeo.pl/
Balla takim me homologun britanik - Drita Tv

Balla takim me homologun britanik

Në mbyllje të takimeve zyrtare në Britaninë e Madhe, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u takua me homologun britanik, James Cleverly. Balla deklaroi për mediat se nuk tolerojnë asnjë deklaratë denigruese ndaj komunitetit shqiptar në Britani.

Ministri shqiptar i Brendshëm shtoi se palët kanë njohur dhe vlerësuar punën dhe rezultatet e Policisë Shqiptare, kundër krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm, duke ulur deri në 90% atë drejt Britanisë. Ai premtoi se ky bashkëpunim do të njohë ritme të reja.

“Do ta ngremë në një nivel tjetër bashkëpunimin në fushën e punëve të brendshme me Britaninë e Madhe, të luftës kundër krimit të organizuar dhe çdo lloj tjetër kriminaliteti, ky është qëlimi që do të vijojmë të ndajmë mes dy policive tona, informacione për luftën kundër krimit. Është shumë e rëndësishme që Shqipëria të konsiderohet si një vend i rëndësishëm partner. Puna e bërë nga pala shqiptare ka dhënë rezultate konkrete e të gjithëpranuara nga gjithë autoritetet britanike. Kam qenë shumë i qartë në bisedën që pata me Sekretarin e Shtetit për Punët e Brendshme, Cleverly dhe me Ministrin për Migracionin zJenerick se komuniteti shqiptar këtu në Britaninë e Madhe është një urë lidhëse e marrëdhënieve të mira e strategjike mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe. Ne jemi shumë të qartë dhe nuk tolerojmë asnjë deklaratë denigruese ndaj komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe, ndërkohë që do të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin në luftën kundër përfshirjes së qytetarëve shqiptarë në aktivitete kriminale”, nënvizoi Balla.

Ai foli edhe për një propozim dhe gatishmërinë e palës sonë, që jua shprehu homologëve britanikë.

“Ne do të vijojmë ta zgjerojmë këtë bashkëpunim në funksion të një fokusi dhe qasjeje rajonale tashmë. Eksperienca e fituar me Shqipërinë duhet ndarë dhe me vendet e tjera, ku Shqipëria është e gatshme të marrë një rol udhëheqës në këtë qasje rajonale”, theksoi Balla.

Dy ministrat, Balla dhe Cleverly nënshkruan në Londër, dy dokumente të rëndësishëm për thellimin e këtij bashkëpunimi: Qëndrimin e Përbashkët në Çështjet e Brendshme si dhe Memorandumin mbi asistencën e Britanisë së Madhe në fushën e shkencës ligjore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi