9.5 C
Tirana

Balla, takim me homologen gjermane: Bashkëpunim i shkëlqyer mes dy policive

Më datë:

Ministri i Brendshëm Taulant Balla u prit në Berlin nga ministrja e Brendshme Federale e Gjermanisë, Nancy Faeser. Dy homologët e vunë theksin tek bashkëpunimi i shkëlqyer mes policive të dy shtetet. Këtu përfshihen operacionet e përbashkëta të tyre, por edhe në kuadër të operacioneve me Interpol, Europol etj., në luftën kundër krimit të organizuar, krimeve kibernetike dhe migracionit të paligjshëm.

“Mirënjohje Qeverisë dhe Policisë Federale për mbështetjen e ofruar Policisë Kriminale dhe forcave RENEA. Falë mbështetjes së vyer gjermane Policia e Shtetit do të ketë një shërbim modern dhe të sigurtë komunikimi të brendshëm”, u shpreh ministri i Brendshëm Balla pas takimit.

Ai theksoi praninë e Kombëtares Shqiptare të Futbollit në Kampionatin Europian, përmes sjelljes model e mbresëlënëse të tifozëve shqiptarë.

Pjesëmarrja e Policisë Shqiptare krah kolegëve gjermanë në garantimin e sigurisë gjatë europianit ishte gjithashtu pjesë e bisedës mes dy ministrave të Brendshëm.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer, themeluesi i platformës së kriptomonedhave “Thodex”

Faruk Fatih Özer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave...

Një gotë lëng shege në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e bllokimit të arterieve deri në 30%

Një studim i botuar në “American Journal of Clinical...

PS rrëzoi ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, Bardhi: Duan të asgjësojnë Parlamentin siç bënë me zgjedhjet e 11 majit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje...

Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

Qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të...