20.5 C
Tirana

Balla: Rritje historike e pensioneve dhe pagës minimale në vitin 2026

Më datë:

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot në Kuvend se buxheti i vitit 2026 është më i madhi në historinë e Shqipërisë dhe shënon një moment historik për rritjen e pensioneve dhe pagave.

Ai theksoi se qeveria ka mbajtur fjalën ndaj pensionistëve dhe se kjo rritje do të ndodhë çdo muaj duke filluar nga janari 2026.

Sipas Ballës, në fund të këtij mandati pensioni urban me vite të plota pune do të arrijë në 400 mijë lekë, ai i pjesshëm në 220 mijë lekë, pensioni rural dhe ai familjar në 180 mijë lekë dhe ai i invaliditetit në 300 mijë lekë.

Në total, Balla tha se çdo pensionist do të përfitojë 2.16 milionë lekë më shumë deri në fund të mandatit, përveç bonusit të fundvitit dhe indeksimit vjetor.

“Pensioni urban për ata që kanë vite të plota pune do të rritet për çdo muaj me 1800 lekë. Dhe nëse do t’i referoheshim vetëm pensionit urban për vite të plota pune, për vitin 2026 çdo pensionist do të marrë 216.000 lekë më shumë vetëm nga rritja, pa indeksim dhe pa bonus. Për vitin 2027 do të marrë 432.000 lekë shtesë, për vitin 2028 do të marrë 648.000 lekë dhe për vitin 2029 do të marrë 864.000 lekë më shumë. Të gjitha këto të thëna, falë kësaj qeverie, ky pensionist në fund të këtij procesi do të ketë marrë 2.160.000 lekë më shumë se deri tani”, u shpreh Balla.

Një tjetër pikë kyçe e buxhetit është rritja e pagës minimale, e cila nga 1 janari 2026 do të shkojë në 500 euro për 307.850 punonjës në këtë vend.

Balla njoftoi gjithashtu rritje për pagat në sektorin publik, përfshirë Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës.

Ai bëri apel ndaj deputetëve që të miratojnë buxhetin dhe kalendarin e posaçëm të diskutimeve parlamentare.

“Votoni edhe për prindërit tuaj pensionistë. Votoni për të gjithë ata pjesëtarë të administratës publike që mezi presin rritjen e pagave”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zbulohen dy shtëpi bari në Malësinë e Madhe, në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Zbulohen...

 Energji nga hapësira, ëndrra për të transmetuar burim diellor nga orbita

Grumbullimi i energjisë diellore në orbitë dhe transmetimi i...

Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Kishte një plumb në trup

Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshmitarët e radhës të kërkuar...

Të shtëna me armë në Malishevë të Kosovës, dy vëllezërit ekzekutohen nga dhëndri i familjes

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Malishevë të...