18.5 C
Tirana

Balla publikon shkrimin e “The Times”: Hetim britanik për dosjen “Basha-675 mijë USD”, provat e reja konfirmojnë krimin

Më datë:

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, vijon sulmet ndaj kreut të demokratëve, Lulzim Basha, pas vendimit të Gjykatë së Tiranës për të pushuar çështjen penale për falsifikim ndaj tij.

Në një postim në “Facebook”, numri dy i publikon shkrimin e gazetës britanike “The Times”, që sipas tij, publikon prova të reja, “që konfirmojnë përfundimisht faktin se një kompani skoceze guackë “(SLP) është në zemër të një hetimi mbi krimet e dyshuara të financimit të fushatës të Lulzim Bashës, kryetarit të opozitës në Shqipëri, i cili e shkeli këtë rregull i pandërshkuar”.

Mesazhi i plotë i Ballës:

Hetim britanik për dosjen “Basha-675mijë dollarë”, provat e reja konfirmojnë pagesat dhe krimin?

Partia Demokratike, jo i pandërshkuari Lulzim Basha sikurse e quan Gazeta The Times, i detyrohen publikut shqiptar një përgjigje të menjëhershme.

Gazeta britanike The Times përmes një shkrimi investigativ ka publikuar sot fakte të reja të cilat konfirmojnë përfundimisht me prova faktin se një kompani skoceze guackë “(SLP) është në zemër të një hetimi mbi krimet e dyshuara të financimit të fushatës të Lulzim Bashës, kryetarit të opozitës në Shqipëri, i cili e shkeli këtë rregull i pandërshkuar”.

The Times ka zbuluar se: “SLP në qendër të skandalit politik në Shqipëri është Biniatta Trade e regjistruar nga Edinburg. Në vitin 2018 në rregjistrat publikë rezulton të jenë paguar qindra mijëra dollarë një lobisti amerikan në emër të Partisë Demokratike të zotit Basha. Zoti Basha fillimisht u akuzua për pastrim parash por kjo u rrëzua. Biniatta Trade u lejua të ndryshojë emrin e saj dhe pastaj u mbyll vitin e kaluar, pa u identifikuar kurrë një pronar i vertetë i saj”.

Shkrimi i plotë në The Times:

https://www.thetimes.co.uk/…/abuse-of-ghost-firms-shows-the…

– – –

Për ta kuptuar të plotë këtë skandal, shikojini me kujdes këto dokumenta të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (Akti i Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj).

1. Kontrata e firmosurnga Lulzim Basha me numër pashaporte diplomatike DB1159763:
https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20170331-1.pdf

2. Shërbimet e faturuara në emër të Partisë Demokratike në shumën 675.000 dollarë:
https://efile.fara.gov/…/6414-Supplemental-Statement-201711…

3. Deklarata ku kompania guackë Biniatta Trade deklaron se do të kompensojë/do të paguajë Muzin për shërbimet e ofruara në emër të Partisë Demokratike:
https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20171114-2.pdf

Fakte të reja plotësojnë kushtet për një kallzim të ri!

 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kërkohet 1 vit burg për drejtoren e Klubit Sportiv Tirana, Deborah Keçi.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Osmani: Çdo marrëveshje paqeje nuk duhet të inkurajojë ambiciet imperialiste të Rusisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron...

Berisha: Minimumi jetik është ligji i parë që do të miratohet pas votimit të qeverisë së re

https://www.youtube.com/live/mb4_FytoLFE?si=3zup7ht-upJc9LXO&t=1009 Kreu i PD Sali Berisha, në një lidhje live,...

Me drogë, armë dhe municion në banesë, arrestohet 27-vjeçari në Berat

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Berat, në...