Balla “provokon” në Kuvend: LSI për skrap! PD të njohë rezultatin që doli nga kutitë e votimit

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në seancën e zhvilluar sot, e para pas zgjedhjeve të 25 prillit tha se LSI ka shkuar për skrap.

Më tej ai në fjalën e tij iu drejtua PD që të pranojë rezultatin e zgjedhjeve qe doli nga kutitë e votimit.

“LSI shkoi për skrap, ashtu sic e shkroi vetë fatin e saj.

Sot dua ti them PD që rezultati i zgjedhjeve është ai që është në kuti e që cdo parti politike duhet ta lexoje.

Se dhe ne nuk kemi pasur rezultatin që do kishim dëshiruar por kemi marrë atë minimalin.

Se të gjithe e dinë se ne kemi humbur 1 mandat”- tha Balla.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi