Balla-opozitës: Anulimin e gjobave e duan qytetarët, edhe ju në fund do vini ta votoni

Më datë:

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla bëri edhe një ndërhyrje sot në seancën plenare në Kuvend në debatin e nxitur nga opozita për shqyrtimin e pr/ligjit për anulimin e gjobave me procedurë të përshpejtuar të propozuar nga PS.

“Ju nuk mund të jeni kundër kësaj nisme. Kur të njihesh me nismën do të kuptosh se bëhet fjalë që shkon për një proces anulimi gjobash edhe përtej vitit 2014”, tha Balla.

“Ta mbyllim këtë diskutim pa vlerë. Ndërkohë që flisnim për nismën tonë shkuam te një nismë që ka ardhur për përafrimin me Acquis Communautaire, e që ka marrë të gjitha certifikimet e DG-ve europianë, e këtu filluam pastaj të abuzojmë që po bën Ulsiu diçka, thua Ulsiu ka marrë dhe BE-në”, tha Balla.

Sipas ministrit Balla opozita do t’i bashkohet kësaj nisme sepse këtë e duan qytetarët.

“Në fund të fundit ne na kanë sjellë qytetarët këtu. Ata duan që ky proces anulimi të ndodhë. Dhe doni apo s’ doni ju kjo do ndodhë. Ju do vini si pulat në fund dhe do e votoni dhe kjo do ndodhë”, deklaroi Balla. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha rikonfirmohet në krye të PD me mbi 37 mijë vota pro

ali Berisha është rikonfirmuar në krye të Partisë Demokratike...

Rudin Hylviu zgjidhet kryetar i PD-së në Kavajë, Qosja: Fillon puna për zgjedhjet e ardhshme

Dega e Partisë Demokratike në Kavajë ka përfunduar procesin...

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...