12.5 C
Tirana

Balla, letër Kuvendit: Tullumbacja me azot të bëhet e paligjshme

Më datë:

Ministria e Brendshme ka depozituar në Kuvend kërkesën që lëndët në formë gazi të llojit N20 (azot, dyoksid azoti), të cilat, sipas ekspertëve të mjekësisë, sjellin probleme shëndetësore, të kthehet në lëndë narkotike apo psikotrope të ndaluara.

Në shkresën e firmosur nga ministri i Brendshëm Taulant Balla bëhet me dije se Ministria e Brendshme kërkon që këto ndryshime të jenë pjesë e projektligjit që po shqyrtohet në Komisionin e Shëndetësisë, për “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, të ndryshuar.

“Në bazë të raportimeve dhe të dhënave më të fundit nga operacionet e Policisë së Shtetit, konstatohet shqetësimi lidhur me përdorimin nga të rinjtë të lëndëve në formë gazi, të llojit N20 (azot, dyoksid azoti), të cilat, sipas ekspertëve të mjekësisë, sjellin probleme shëndetësore, përfshirë të natyrës neurologjike. Në shumë raste, Policia e Shtetit ka realizuar sekuestrime të bombolave të dyshuara të mbushura me këtë lloj gazi, për të shmangur përdorimin e paautorizuar të tyre me qëllim përfitimi”, thuhet në shkresë.

“Duke qenë se këto lëndë nuk klasifikohen aktualisht si lëndë narkotike apo psikotrope të ndaluara, sipas legjislacionit në fuqi, lind nevoja emergjente për përfshirjen e tyre në listën përkatëse që i bashkëlidhet ligjit nr. 7975 date 26.7.1995 “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, i ndryshuar. Krahas gazit N20, kërkojmë nga ky Komision të merret në konsideratë edhe përfshirja në listën e lëndëve narkotikeve apo psikotrope të ndaluara edhe të të gjitha substancave të reja narkotike, të identifikuara dhe propozuara, në kohë të ndryshme, nga Instituti i Policisë Shkencore, të cilat mund t’ua vendosim në dispozicion sipas kërkesës tuaj”, theksohet në shkresë.

“Sa më sipër, Ministria e Brendshme, edhe në rolin e institucionit udhëheqës për negociatat për Kapitullin 24, vlerëson se mbështetja nga ana Juaj e këtij propozimi është në përputhje edhe me rekomandimet e lëna në kuadër të Takimit të 13-të të Nënkomitetit të Bashkimit Evropian për Shqipërinë: “Drejtësia, liria dhe siguria” dhe konkretisht: “Shqipëria duhet të ndryshojë ligjin për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope për të përditësuar listën e substancave psikotrope të ndaluara, në mënyrë që të sigurojë një kuadër të përshtatshëm ligjor për hetimet dhe ndjekjet penale”, Shkresa Komisionit per Punen, Ceshtjet Sociale dhe Shendetesine

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...