12.5 C
Tirana

Balla flet për kushtin e Francës për hapjen e negociatave: Shqipëria masa të forta për parandalimin e azilantëve, do të rikthehen dhe do t’i integrojmë

Më datë:

Është hapur në Elbasan Qendra Komunitare Multidisiplinare falë mbështetjes që Qeveria Gjermane dhe Terre des homes Albania i kanë dhënë Bashkisë së Elbasanit.

Aktualisht në këtë qendër po zbatohet projekti “Zbatimi i aksesit dhe riintegrimi i fëmijëve, të rinjve dhe familjeve të kthyera nga emigrimi, në edukim, punësim dhe shërbime sociale.”

Objektivat e këtij projekti janë lehtësimi i riintegrimit të familjeve të kthyera në Shqipëri duke përmirësuar qasjen e tyre në punësim, shërbime sociale dhe nevojat të tjera për të jetuar në dinjitet.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja panë nga afër shërbimet që ofrohen në këtë qendër.

foto galeri foto galeri

foto galeri

foto galeri foto galeri

foto galeri foto galeri

foto galeri

Në fjalën e tij, Balla tha se janë me mijëra ato familje, të cilat pasi kanë provuar emigracionin, janë rikthyer dhe është detyrim i yni t’u garantojmë një riintegrim sa më të shpejtë në shoqëri.

“Ky projekt vjen në momentin e duhur. Arsyeja kryesore që unë dua ta theksoj, arsyeja kryesore që lidhet me një hezitim të Francës përsa i përket fillimit të bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë lidhet me faktin se në vitet 2016-2017, në ato databasen e azil kërkuesve në Francë, shqiptarët dilnin në krye të listës dhe kjo padyshim kthehet në një problematik, madje edhe më një abuzim për nevoja të caktuara politike të një krahu apo të një krahu tjetër në politikën francezë.

Ndaj ky projekt vjen në kohën e duhur.  Jo vetëm Bashkia Elbasan, por do të keni mbështetje në të gjitha bashkitë e vendit. Projekti i Ambasadës gjermane ka në fokus të tij edhe riaftësimin për punë në mënyrë që të përshtaten me kërkesat e tregut” -tha Balla.

Ndërsa kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja theksoi se të tilla projekte duhet të zgjerohen edhe në fshatra
“Ajo që ne duam është të kemi një shoqëri të barabartë dhe kushte të barabarta për të gjithë, qytet e fshat. Të kthyerit nga emigracioni kanë një rëndësi të veçantë për t’u riintegruar në shoqëri. Do të kemi edhe projekte të tjera, pasi edhe nevojat janë të mëdha”, tha Llatja.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shtatorja e Skënderbeut vendoset në qendër të Tuzit

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët bëri me...

Bylykbashi paraqet amendamentin: 5 miliardë lekë për kompensimin e ish-pronarëve

Nënkryetari i PD-së, Oert Bylykbashi kërkoi që në buxhetin...

Buxheti 2025, Manja: 17% rritje për kompensimin e ish-të përndjekurve politikë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja bëri të ditur sot...

Mes tensionesh, kryediplomatja europiane pret Kurtin e Vuçiçin për herë të parë

Për herë të parë në cilësinë e shefes së...