Balla: 25 prilli referendum, mes atyre që duan ta çojnë përpara reformën dhe atyre që duan ta zhbëjnë

Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, njëherazi Sekretari i Përgjithshëm i saj, Taulant Balla, u ndal sot gjatë fjalës së tij në Kuvend në Reformën në Drejtësi.

Ai tha se kjo reformë është mbështetur fuqishëm nga SHBA dhe BE, e për këtë arsye duhet të shkohet përpara në këtë linjë.

Po ashtu, ai tha se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë referendum, mes Partisë Socialiste që dëshiron të çojë përpara reformën dhe sipas tij PD dhe LSI që duan ta zhbëjnë atë.

“Gjej rastin t’i falënderoje deputetët e shumicës dhe një pjesë të deputetëve të opozitës parlamentare, edhe ju zoti Murrizi. Nëse më lejoni, ju jeni përfaqësues i së djathtës në Parlament, falë disave prej jush kemi çuar përpara një hap tjetër të rëndësishëm në Reformën në Drejtësi. Dhe këto 10 ligjet që marrin rrugë me shumicën Kushtetuese është shprehja e plotë që ky Kuvend ka pasur në këto katër vite në mbështetje të aspiratës që shqiptarët kanë, çuarjes përpara të Reformës në Drejtësi. Zgjedhjet e 25 prillit po kthehen në një referendum në mes të atyre që duan të zhbëjnë atë që kemi bërë deri tani dhe ne, që së bashku me SHBA kemi çuar përpara këtë reformë, mes tranzicionit të tejzgjatur. Jo më kot që Komisioni Evropian, SHBA, e kanë përcaktuar Reformën në Drejtësi si gurin e rëndësishëm për në Bashkimin Evropian. Ecuria e deritanishme ka qenë përtej pritshmërive. Askush nuk e imagjinonte dot që anëtarët e gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, nuk do të kalonin procesin e Vetingut. Kishte prej tyre persona që jepnin drejtësi mbi bazën e parasë, apo nën ndikimin e lidhjeve të tyre kriminale, apo për shkak të mungesës së profesionalizmit. Jemi shumë krenarë që kemi kaluar përtej gjysmës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, është një proces që ka fshirë një pjesë dhe ka rikonfirmuar një pjesë tjetër. E vërteta e madhe është që sot Komisioni Evropian ia rekomandon si ilaç për drejtësinë e tyre edhe vendeve që janë duke negociuar, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, i thuhet të merret shembull nga Shqipëria. Angazhimi i BE dhe SHBA. Ndryshimet që do të vijnë sot vijnë si nevojë e problemeve që janë hasur, problematika që janë paraqitur pranë organeve të reja të Reformës në Drejtësi. Nuk bie dakord që Reformën në Drejtësi nuk është funksionale, ajo është funksionale, është futur në listën e detyrave të shtëpisë. Në nëntorin e vitit të shkuar, të gjitha konstatojnë që Shqipëria nuk ka më asnjë detyrë shtëpie të pa përfunduar për mbledhjen e konferencës së parë ndërqeveritare”, u shpreh Balla.

Ndër të tjera, Balla nënvizoi se shkaku i prishjes së koalicionit mes PS dhe LSI, ishte pikërisht Reforma në Drejtësi.

“Këtu ka qenë Drejtësia në kohën e Saliut dhe Ilir Metës, që i mbronte. Nuk hesht pa nënvizuar faktin që Ardian Dvroani, anëtarë i Gjykatës së Lartë, i cili kishte vendim pakice për bllokun e zi të Ilir Metës, vlerësohet nga Sekretari Amerikan i Shtetit si kampion i luftës ndaj korrupsionit. Ama është alarm për të gjithë qytetarët shqiptarë, që Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk kanë hequr dorë nga Reforma në Drejtësi. Ne kemi prishur koalicionin me LSI për të çuar përpara Reformën në Drejtësi. E mban mend Myslim, sepse ke qenë edhe ti ja tre muaj roje çadre jashtë Kuvendit. Më 25 prill, i pret një goditje më e madhe se ajo e 25 qershorit e vitit 2015. Qytetarët shqiptar nuk pranojnë kurrsesi, që ky angazhim i SHBA dhe BE të lihet përgjysmë. Duke qenë se votuam një çështje të rëndësishme me SHBA, jo vetëm për Shqipërinë dhe Rajonin, projekti i madh i Skavicës, që qeveria Rama do e bëj me SHBA, sepse është krijuar besimi. Me mbaruar këto zgjedhje ne do të vazhdojmë të marrim në shqyrtim, për të adresuar si çështje të trajtimit të statusit të tyre. Sepse janë kapacitete, modele për t’u shqyrtuar. Kuvendi i Shqipërisë ka një mandat që shkon përtej 25 prillit. Unë shpresoj që disa prej jush të rikthehen në parlament, sepse e sigurt është që Basha nuk do të jetë në parlament në nëntor pasi do të jetë jashtë në bojkot për humbjen e radhës”, tha Balla.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi