Balaj: Kisha emocione, shpresoj të takohem me golin shumë shpejt

Bekim Balaj ishte prurja e bujshme e Vllaznisë në këtë merkato dimri. Sot sulmuesi debutoi me shkdoranët, në atë sukses 4-1 ndaj Laccit.

“Emocionet ishin të mëdha. Kam pasur emocione, takime me njerëz. Përgëzime për rikthimin në Shkodër. Fituam një ndeshje të rëndësishme. Dëshira ishte e madhe për të debutuar me gol. Shpresoj ta bëj sa më shpejt.

Pika e fortë? Ekipi po kalon një moment të mirë si në Kupë dhe në kampionat. E rëndësishme që këtë ecuri ta mbajmë sa më gjatë.

Vllaznia si Ferrari? Kemi ndarë bashkë shumë emocione. Do të pres shumë kritika nga ty Andi. Shpresoj të jenë mirë gjithmonë. Unë jam rritur në Shkodër dhe e di çdo të thotë të luash në Loro Boriçi. Dua të jap një ndihmë të madhe skuadrës për arritjen e objektivave. Çdo javë të dëgjohemi me lajme pozitive dhe me fitore të Vllaznisë.

Emocionet e rikthimit? U ktheva shumë vite pas. Këtë ndjesi e kam pasur edhe me Kombëtaren këtu. Nga ndeshja në ndeshje, stadiumi do të mbushet më shumë. Në Shkodër, me 1-2 ndeshje gjërat ndryshojnë. Shpresoj ta mbajmë këtë ecuri të mirë dhe ta shohim Loro Boriçin plot”, tha ai pas sfidës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi