Bajrami: Përcillni fëmijët tuaj me kënd po rrinë e ku po shkojnë!

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Dr. Bajrami ka apeluar të gjithë prindërit të shtojnë kujdesin ndaj fëmijëve të tyre. Ai ka thënë se fëmijët në Kosovë janë të rrezikuar seriozisht nga droga.

Andaj, thotë ai, është koha kur ne vet dhe vetëm vet duhet të kujdesemi për fëmijët tanë!

Duke shprehur frikën dhe shqetësimin e tij në lidhje me këtë dukuri të ligë që po përhapet ditë e më shumë në Kosovë, ai ka shtuar se: “Fat i keq i joni paskësh qenë të jetojmë në kohën kur vetëm droga ka mbetur pa u përdorur nga fëmijët tanë. Alkooli, duhani e të këqijat tjera më nuk po paraqesin problem. Është e frikshme kjo! Droga ka mbetur fjala ndarëse mes fëmiut të shpëtuar dhe atij që ka humbur të ardhmen e vet. Të ligat tjera janë bërë normale për shoqërinë tonë…!”

Më poshtë, lexojeni postimin e tij të plotë:

APEL!

Prindër të dashur!

Ruani fëmijët tuaj si asnjëherë më parë.

Përcillni kah po shkojnë, ku po shkojnë, kah po vijnë e prej nga po vijnë.

Kontrolloni ata.

Kontrolloni xhepat, çantat dhe kuletat e tyre. Shikojeni mirë me kënd po rrinë, ku po rrinë e me kënd po shoqërohen. Shkoni nëpër shkollat e tyre e kshyrni çka po bëjnë në oborre e nëpër bodrumet e shkollave. Nëse shihni keq, lëvizni. Mos hezitoni e mos u hamendni. Kërkoni menjëherë ndihmën e mësuesve ose ankohuni tek ta.

Është kohë e ligë kjo!

Është koha kur ne vet dhe vetëm vet duhet të kujdesemi për fëmijët tanë!

Prindër!

Droga është përhapur gjithandej, e përdorimi i saj është bërë dukuri e përditshme.

Droga ka marrë dhenë!

Është e tmerrshme kur dëgjon prindin teksa thotë: “Falë Zotit fëmiu im nuk e përdorë drogën”, sepse alkooli, duhani e të këqijat tjera më nuk paraqesin problem!

Vetëm edhe droga ka mbetur!

A nuk është e frikshme kjo?

Fat i keq i joni paskësh qenë të jetojmë në kohën kur vetëm droga ka mbetur pa u përdorur nga fëmijët tanë!

Droga ka mbetur fjala ndarëse mes fëmiut të shpëtuar dhe atij që ka humbur të ardhmen e vet…!!

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi