18.5 C
Tirana

Babai godet me thikë djalin e mitur në Maliq

Më datë:

Një ngjarje e rëndë brenda familjes raportohet të ketë ndodhur në Maliq mëngjesin e kësaj të mërkure.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45, në fshatin Vreshtas, ku Sh. C. ka goditur me mjet prerës (thikë), djalin e tij 15 vjeç, për motive të dobëta.

15-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rezikut për jetën.

Shtetasi Sh. C. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rethanave të rastit.

Luan Çuka: Sot më thanë për ngjarjen. Nipi u zu me të atin për një telefon. 15-vjeçari shikonte Tik Tok dhe i ati ia theu telefonin. Djali sot nuk shkoi në shkollë.  Nipi është në spital. Më thanë i ati e ka plagosur ne thikë afër veshkave. I ati ankohej për djalin. Ai i jepte lek për në shkollë të birit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45 minuta në fshatin Vreshtas. 15 vjeçari është plagosur në brinjë dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më herët, babai deklaroi se konflikti me djalin e tij erdhi pasi ai nuk e dëgjonte dhe nuk donte të shkonte në shkollë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dëshmia e Rrumit të Shijakut në gjyq: Çfarë po bëja para atentatit në makinën e Ndojës

Këtë të premte, më 7 nëntor, po zhvillohet gjyqi...

Vendimi i GJK, reagon Veliaj: Shteti ka ende busull! Do bëj çdo gjë që…

Erion Veliaj ka reaguar këtë të premte, 7 nëntor,...

Paqja fiskale| Rama fal detyrimet tatimore më të vjetra se 10 vite

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar detaje të paketës së...

Apokalips në Azinë juglindore, tajfuni “Kalmaegi” lë mbi 190 të vdekur

Tajfuni i fuqishëm “Kalmaegi” ka lënë pas një bilanc...