Avokati i Thaçit: Specialja sapo miratoi një apel tjetër të Prokurorisë, apelet tona janë refuzuar

Më datë:

Luka Misetic, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, njoftoi në një postim në X se Apeli i Gjykatës Speciale sapo miratoi edhe një apel tjetër të Prokurorisë.

Ai vuri në dukje se të gjitha apelet e Prokurorisë janë miratuar, ndërsa të gjitha apelet e palës mbrojtëse janë refuzuar nga Paneli i Apelit.

“Paneli i Apelit i Dhomave të Specializuara në gjykimin ndaj Hashim Thaçit për mosrespektim të gjykatës sapo miratoi edhe një apel tjetër të Prokurorisë. Bilanci aktual në dy çështjet e tij që janë ende në shqyrtim: • Apele të Prokurorisë: 3 nga 3 të miratuara (100% sukses) • Apele të Mbrojtjes: 44 nga 44 të refuzuara (100% dështim)”, shkroi ai.

Avokati tha se Gjykata Speciale duhet t’i nënshtrohet një vlerësimi pas përfundimit të mandatit të saj, duke vënë në dyshim drejtësinë e kësaj gjykate.

“Kur Dhomat e Specializuara të Kosovës t’i nënshtrohen një vlerësimi të pashmangshëm pas përfundimit të mandatit të tyre, drejtësia gjyqësore do të jetë një nga temat kryesore të debatit”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, viktimë e një aksidenti në rrugë

E trishtë! Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën...

Posta e Durrësit nën hetim, gjykata lë në fuqi masat e sigurisë

Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për...

Shqipëria drejt euros, zbardhen kriteret dhe roli i Bankës së Shqipërisë

Euroja do të bëhet monedha zyrtare e vendit tonë...

Zgjedhjet në PD, Berisha: Kemi realizuar një reformim të thellë të strukturave

https://www.youtube.com/live/XrkHA6SdLaY?si=8oeq1YXm1UbKj02z&t=613 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se PD...