10.5 C
Tirana

Avokati i Popullit, Balla: Mbështesim kandidaturat e opozitës

Më datë:

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga Kryesia e Kuvendit, në një prononcim për gazetarët, foli për kandidaturat e Avokatit të Popullit.

Balla u shpreh se mazhoranca do të shohë me kujdes kandidaturat dhe se do të mbështesë një prej tyre.

Ne nuk do mbështesim një kandidat, por do të vlerësojmë kandidaturat, që janë mbështetur me firma nga ana e opozitës. Janë disa kandidatura, që janë mbështetur nga opozita. Ne do shohim kandidaturat që janë propozuar nga opozita dhe do të komunikojmë, se cilën kandidaturë do ta mbështesim. Ne do të shprehemi për kandidaturat, kur të mbyllet afati. Nuk i kam parë ende të gjitha kandidaturat. Pasi Komisioni për Çështjen Ligjore, të shohë kandidaturat, të shikojë nëse plotëson kushtet dhe do komunikojmë. Kriteret i ka përcaktuar ligji dhe Kushtetuta. Vota e PS-së do të jepet, pasi të shikohet lista. Unë dua që Kuvendi të zgjedhë një Avokat Populli, të propozuar nga opozita dhe të mbështetur nga mazhoranca”, tha Balla.

Më tej, Balla shtoi se në parlament do të votohen 500 ligje, që vlejnë për përafrim me legjislacionin e BE-së.

Mbi 500 ligje do të miratohen në parlament. Këto ligje janë në përputhje me ligjet e BE-së. Këto ligje do të bëhen, që të plotësohen vende vakante në drejtësi apo për rregullime në fusha të tjera. Kuvendi i Shqipërisë është i vetmi organ, që mund të miratojë ligje në Republikë. Përmbushja e detyrave të shtëpisë të Shqipërisë për integrimin në BE është që të përafrojë legjislacionin e saj me Bashkimin Europian. Duhet të bëjmë thjesht detyrat e shtëpisë. Ne duam që këto detyra t’i bëjmë bashkë me opozitën. PS e mbështet drejtësinë, por kush punon dhe gabon”, deklaroi Balla.

Balla foli edhe në lidhje me çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së ishte në një linjë me kryeministrin Rama, duke thënë se gjykata nuk mund ta pezullojë dot një ministër nga detyra.

“Ka pasur një vendim nga ana e GJKKO-së për pezullimin e një ministri. Në vlerësimin e dhënë nga kryeministri, por dhe nga ana ime mendoj se nuk e ka një kompetencë të tillë gjykata, ta pezullojë një ministër. Kjo, sepse Kushtetuta sipas nenit 103, pika 3, e ka barazuar ministrin me deputetin, sa i përket imunitetit. Megjithatë, për fatin e mirë, Kushtetuta e ka përcaktuar qartë, se kur ke një ankesë, e dërgon në Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh Balla.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

PD kërkon interpelancë me Ramën për Ballukun: Kryeministri vepron si avokat i saj

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar sot më...

IA mund të ndajë informacione të rrezikshme… mjafton një poezi!

Gjithë çfarë ju duhet të tejkaloni barrierat e një...

“Matchy-matchy!” Ellie Goulding dhe Sienna Miller zbulojnë shtatzëninë në tapetin e kuq

Ellie Goulding dhe Sienna Miller janë në pritje të...

Zelensky paralajmëron negociatorët në Paris, përplasen NATO e Moska

Për herë të dytë brenda dy javësh dhe të...