Avioni supersonic i rikthehet fluturimeve tregtare

Kompanitë ajrore United Airlines dhe Denver Boom Supersonic  kanë nënshkruar një marrëveshje për të blerë avionë që do të përdorin karburant 100% të distiluar nga bimët dhe materialet shtazore.

Ata kanë për qëllim zvogëlimin e emetimeve të dioksidit të karbonit.

Sipas marrëveshjes, linja ajrore do të blejë 15 avionë Boom Overture sapo të testohet siguria e tyre, duke lënë mundësinë e hapur për të blerë 35 avionë të tjerë.

Pasi të jetë gati, Overture pritet të jetë avioni i parë më i madh i fluturimeve tregtare,  tha United në një deklaratë.

 

US start-ups Aerion, Boom dhe Spike Aerospace po punojnë për të rikthyer fluturimet supersonike për herë të parë që kur Concorde anglo-franceze u tërhoq në 2003.

Avioni i ri “Overture” pritet të shkurtojë gjysmën e kohës së udhëtimit, shtoi United.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi