Avdullah Hoti: Rrezik pa marrëveshje deri në zgjedhje të parakohshme

 

 

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se koalicioni qeverisës e ka humbur shumicën në Kuvendin e Kosovës dhe pret që partitë tjera t’i bashkohen nismës së LDK-së për një tryezë të përbashkët për t’u dakorduar për tejkalimin e situatës deri në zgjedhje të parakohshme.

Sipas tij, çdo ditë e humbur pa një marrëveshje në mes të partive politike për punët që duhet kryer bashkërisht deri në zgjedhjet e parakohshme është rrezik dhe humbje për Kosovën.

Hoti ka shkruar në facebook se situata e re e krijuar në vend, me humbjen e shumicës parlamentare nga partitë në pushtet, kërkon që të kapërcejmë interesat e ngushta politike. LDK-ja është e vendosur dhe e pa kompromis në ruajtjen e rendit kushtetues dhe demokracisë në Kosovë.

“Ne presim nga partitë e tjera t’i bashkohen nismës tonë për një tryezë të përbashkët për t’u dakorduar për tejkalimin e situatës. Koalicioni qeverisës e ka humbur shumicën në Kuvendin e Kosovës. Tani koalicioni ka vetëm 52 vota në Kuvend, ndërkaq partitë opozitare kanë 68 vota.Partitë opozitare të shumicës shqiptare në Kuvendin e Kosovës numërojnë 385 mijë vota. Ndërkaq, partitë shqiptare të koalicion qeverisës numërojnë 245 mijë vota. Prandaj, është e qartë se ky koalicion i pakicës nuk ka legjitimitet për të qeverisur. Çdo ditë e humbur pa një marrëveshje në mes të partive politike për punët që duhet kryer bashkërisht deri në zgjedhjet e parakohshme është rrezik dhe humbje për Kosovën”, ka shkruar ai. /kp/.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi