Autoshkollat në bojkot, paralajmërojnë përshkallëzim të protestës

Siç ishte njoftuar, Shoqata Kombëtare e Autoshkollave ditën e sotme ka pasur një bojkot sa i përket autoshkollave në vend në mënyrë që të dëgjohen kërkesat e tyre.

Sipas tyre ndryshimet e fundit që janë bërë sa i përket pagesave të lejeve të drejtimit dhe kohëzgjatja e tyre ka shtuar më tej shpenzimet e autoshkollave dhe nuk janë dakord.

“Sipas tyre në bazë të ndryshimeve, Shoqata e Autoshkollave të Shqipërisë pretendon se janë shkelur të gjitha të drejtat e tyre dhe nuk po zbatohet Kodi Rrugor, nuk po zbatohen VKM-të, sikurse edhe marrëveshjet e kryera ndër vite me Ministrinë e Infrastrukturës”.

Shoqata pretendon se ka pasur mënjanim dhe mosinformim në kohën e duhur si grup interesi që janë para se vendimi të merrej nga institucionet përkatëse.

“Pretendojnë se tarifat janë vendosur pa u diskutuar me ta, çka do të thotë që i rëndojnë më tej buxhetet e tyre.

Një pjesë nga deklarata e tyre është edhe fakti që ka shumë probleme sa i përket formalizimit të tregut, pra ka shumë autoshkolla të cilat në fakt nuk zbatojnë rregullat dhe Kodin siç duhet qoftë sa i përket orëve të mësimit, ekspertëve apo edhe pagesave dhe kjo sipas tyre shkel barazinë në lojë”, tha gazetari.

Bojkoti në të gjitha drejtoritë do të zhvillohet vetëm sot. Ata lanë një afat deri në fundjavë dhe nëse nuk merren masa do të ketë një protestë të shtunën para kryeministrisë ku do të vijnë autoshkollat e vendit dhe do të ketë një përshkallëzim të protestës së tyre.

Kujtojmë se rreth një vit më parë, autoshkollat ishin dakord për një rritje të tarifave për lejen e drejtimit, por për shkak të polemikave që pati tek qytetarët u anulua.

Autoshkollat shprehen se duhet të ketë një rishikim pasi kostot e tyre janë të larta.

Kujtojmë se javën e kaluar, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka bërë rishikim dhe indeksim për të gjitha shërbimet dhe tarifat që ofron.

Në njoftimin e saj, Drejtoria thotë se ka një për disa kategori ka rritje të vlefshmërisë së lejeve të drejtimit, në të njëjtën kohë edhe rritje të kostos

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi