Autoritetet në Podgoricë ende nuk dinë shkakun e vdekjes së oficerit të policisë Rudolf Elezovic. Trupi i pajetë i këtij të fundit u gjet në orët e vona të mbrëmjes së 8 qershorit, në lumin Bojana në Sveti Djordje afër Ulqinit pasi rezultonte i zhduket që prej datës 27 maj.
Zëdhënësja e Prokurorisë së Lartë të Shtetit në Podgoricë, Lepa Medenica, i tha “Vijesti” se çështja është në fazën e zbulimit dhe se një numër masash dhe veprimesh të nevojshme për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes janë marrë.
“Është lëshuar një urdhër për autopsinë e trupit, dhe raporti i autopsisë nuk është dorëzuar në këtë prokurori. Në rrjedhën e mëtejshme të procedurës, do të merren masa dhe veprime të tjera për të cilat ka nevojë, të gjitha me qëllim të sqarimit të rrethanave nën të cilat ka ndodhur vdekja e Elezovic,” thuhet në përgjigjen e Medenica-s.
Dorëzimi i autopsisë që Prokurori do të hedh dritë mbi shkakun e vdekjes të ish-shefit të policisë së Ulqinit.