Autogoli i Guardiolës, përçahen tek Man.City, tifozët i tregojnë vendin trajnerit

Man.City po përjeton një fillim sezoni fantastik: 7 fitore në 9 ndeshje dhe një spektakël ofensiv në sfidën e parë të Champions League.

Këto shifrat do të ishin motiv krenari për çdo tifoz, trajner apo staf, por ja që ky nuk është rasti i Man.City.

Ka mjaftuar një deklaratë e Pep Guardiolës pas fitores 6-3 kundër Leipzig për të sjellë një krisje mes tij dhe tifozëve:

foto galeri

foto galeri “Do preferoja më shumë tifozë në stadium”, u shpreh ndër të tjera tekniku spanjoll, thirrje kjo që nuk është pritur mirë nga tifozët. Kevin Parker, përfaqësuesi i tifozëve zyrtar të Man.,City ka reaguar menjëherë duke thumbuar Pep Guardiolën dhe duke hedhur poshtë kërkesën e tij me fakte: “Kërkesa e Guardiolës na rezulton jashtë logjikës dhe zhgënjyese.

Për ketë teme ekzistojnë fakte dhe numra që vërtetojnë prezencën tonë dhe iu sigurojë që janë shifra të shkëlqyera.

Nuk ka asnjë justifikim për atë deklaratë të bërë.

Ne besojmë se ai është absolutisht trajneri më i mirë në botë por me gjithë gjentilesën e mundshme e ftojmë të përqendrohet tek puna që bën, të bëj trajnerin”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi