Austria, stërvitje ushtarako-policore për t’i thënë stop valës së emigrantëve

 

Ushtria dhe policia austriake do të përfshihen në një stërvitje të përbashkët për të përballuar fluksin e refutgjatëve me mbyllje kufinjsh, ku do të përfshihen nga 600 deri në 1000 trupave.

Stërvitja do të zhvillohet në vendkalimin kufitar me Slloveninë, në Spielfeld, më 25 qershor dhe do të jetë marrë pjesë një njësie të re për mbrojtjen e kufijve e quajtur “Puma”, si dhe njësitë e tjera të policisë dhe ushtrisë, për të praktikuar mbylljen emergjente të kufijve kombëtarë kundër hyrjes së emigrantëve të paligjshëm.

Ministri i Brendshëm Herbert Kickl ka njoftuar se Austria nuk do të lejojë që të kapet në befasi nga emigrantët.

Ai vazhdimisht ka theksuar se Austria është gati, në rast nevoje, të mbyllë kufijtë e saj për emigrantët e paligjshëm, për shkak të shfaqjes së një rruge të re të Ballkanit.

Gjithashtu, autoritetet austriake pohojnë se situate në Shqipëri është kritike, pasi sipas tyre ka pasur një rritje të numrit të emigrantëve që kalojnë nga territori shqiptar, ngjashëm si në Bosnjë. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi