Australia fillon provat e vaksinës COVID-19 në kafshë

Organizata e Kërkimit Shkencor dhe Industrial e Komonuelthit (CSIRO) ka njoftuar se ka filluar provat në kafshë për të prodhuar vaksinën kundër COVID-19.

Në deklaratën e CSIRO-s, që është agjencia kombëtare e shkencës në Australi, thuhet se shkencëtarët kanë filluar fazën e parë të testimit për vaksinat e mundshme.

“Ne kemi filluar studimet para-klinike për dy kandidatë për vaksina”, thuhet në deklaratë, ku shtohet se testimi pritet të zgjasë tre muaj.

Në deklaratë thuhet se procesi është duke u zhvilluar në objektin e biosigurimit të lartë të CSIRO-s në Geelong, Victoria.

Veprimi vjen pasi vendi raportoi sot mbi 5.100 raste të konfirmuara me koronavirus dhe gjithsej 24 raste të vdekjeve.

Në kumtesë thuhet se CSIRO ka krijuar modelin e saj biologjik në muajin shkurt, por studiuesit kanë studiuar koronavirusin që nga janari.

“Është hera e parë në botë që konfirmohet se kafshët reagojnë ndaj sindromës së rëndë akute të frymëmarrjes (SARS)-CoV-2 që është virusi që shkakton COVID-19”, theksohet në deklaratë.

“Studiuesit kanë përparuar shpejt në studimin e rrjedhës së infeksionit te kafshët, një hap i rëndësishëm për të kuptuar nëse një vaksinë do të funksionojë”, thuhet në deklaratë.

Trevor Drew, i cili udhëheq studimet, tha se koronavirusi mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme, përfshirë ftohjen e zakonshme, infeksionet gastrointestinale dhe sëmundjet si SARS dhe sindromi i frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS).

“Ato gjenden në një gamë të gjerë të kafshëve-bartëse të ndryshme, përfshirë zogj dhe zvarranikë, ndërsa shumica janë specifik për një bartës të veçantë. Por, herë pas here, këto viruse mund të kalojnë në bartës tjetër, si në këtë rast. Koronaviruset marrin emrin e tyre nga pamja e tyre”, tha Drew në një prononcim për CSIRO.

Ai thotë se viruset dukeshin sikur ato të ishin të mbuluara me struktura të theksuara që i rrethojnë, si një koronë apo kurorë, kur shikohen në mikroskop.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi