13.5 C
Tirana

Australi, tymi i zjarreve udhëton më shumë se 12.000 km deri në Kili dhe Argjentinë

Më datë:

Tymi i zjarreve që kanë përfshirë Australinë, ka udhëtuar më shumë se 12.000 kilometra dhe ka mbërritur dje, shumë i dukshëm, deri në qiejt e Kilit dhe Argjentinës, por pa krijuar rrezik për shëndetin e banorëve.

Kanë qenë disa media lokale si Clair dhe La Tercera që kanë bërë publike lajmin. Zjarri është parë mbi të gjitha në zonën qendrore të Kilit, ku një re e madhe tymi ka mbuluar qiellin duke qëndruar në këto kushte deri sot, sipas asaj që raporton shërbimi meteorologjik kilian.
Reja e tymit ka bërë që dielli të shfaqet me tonalitete më të kuqe. Kjo gjendet në lartësinë 6000 metra mbi nivelin e detit dhe nuk duket se do të zbresë në sipërfaqe. E vetmja pasojë për momentin është një reduktim i rrezeve ultravjollce.

Situatë e njëjtë edhe në Argjentinë, ku shërbimi meteorologjik kombëtar ka treguar në Twiiter pamjet nga satelitët, ku duket se si tymi është transportuar nga forcat e ajrit nga perëndimi në lindje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Çfarë fshihet poshtë akullit të Antarktidës? Zbulohet ‘harta’ e jashtëzakonshme

Nën Antarktidë gjendet një botë e tërë e fshehur. Një...

Inteligjenca Artificiale e Google mund të ndryshojë kuptimin e ADN-së dhe të sëmundjeve

Një model i ri i inteligjencës artificiale nga DeepMind...

Ngjarje e rëndë në Vlorë: Djalë dhunon nënën dhe plaçkit shtëpinë

Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, për...

Berisha: Dëshmova në Strasburg regjimin e Ramës, opozita do vazhdojë betejën deri në fitore

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot, më...