8.5 C
Tirana

Australi, parashikohet përmirësim i kushteve të motit

Më datë:

Zjarrfikësit e Australisë po përfitojnë nga situata e përmirësimit të kushteve të motit në lindje dhe jug të vendit të shkatërruar nga zjarri, një ditë pasi erërat e forta dhe temperaturat e nxehta shkaktuan një zjarr gjigant.

Autoritetet e zjarrit deklaruan se duke filluar nga sot do të ketë një javë më pak intensive  falë temperaturave më të ulëta dhe uljes së nivelit të erës.

Ekuipazhet e zjarrit kaluan një natë sfiduese pasi dje në mbrëmje erërat e papritura shkaktuan kushte të rrezikshme dhe autoritetet dhanë paralajmërime emergjente dhe urdhra të menjëhershëm evakuimi.

Tri flakë të mëdha u bashkuan brenda natës në kufijtë e shteteve fqinje New South Wales dhe Victoria ku u formua një zjarr gjigant, që mbuloi më shumë se 600 000 hektarë tokë./ATSH

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shqipëria drejt BE-së, KPSA vlerëson reformat dhe angazhimin parlamentar

 Bashkëkryetarët e takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të...

Debora e parë në Alpet e Zvicrës

Në zemër të Alpeve zvicerane, dimri ka trokitur për...

Berisha: Korrupsioni është pesëfishuar

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, akuzoi SPAK-un...

Deputetë të opozitës kërkojnë shkarkimin e Peleshit

Këshilli për Legjislacionin ka publikuar sot, 29 tetor, raportin...