Australi, gjendet pajisje ortopedike në barkun e një krokodili

Një pajisje ortopedike u hoq nga barku i një krokodili në Queensland të Australisë.

Krokodili 4,7 metra i gjatë ngordhi në fermën e krokodilave “Koorana” ndërsa në barkun e tij gjetën pajisje ortopedike nga çeliku i pandryshkshëm.

John Lever, pronar i një ferme të krokodilave, tha se krokodili ka ngordhur nga sëmundja. Siç tha ai, ata prenë barkun për të përcaktuar shkakun e saktë të ngordhjes dhe në atë moment gjetën një pajisje ortopedike.

“Nuk mund të imagjinoja se do ta gjenim atë”, tha Lever.

Sipas tij, pajisja me vite ka qenë në barkun e krokodilit.

Lever tha se janë duke vërtetuar origjinën e pajisjes dhe lidhur me këtë tashmë kanë kontaktuar një fermë në Britaninë e Madhe që merret me prodhimin e ndihmesave ortopedike.

Në fermën e krokodilave që është hapur në vitin 1981, ndodhen më shumë se 5.000 krokodilë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi