Austin në vizitë të papritur në Kiev

Më datë:

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, mbërriti sot në Ukrainë për një vizitë të paparalajmëruar, vizita e tij e katërt që nga marrja e postit në vitin 2021 dhe në një moment të pasigurt për vendin.

Austin shkroi në X se udhëtimi i tij kishte për qëllim të demonstronte se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me komunitetin ndërkombëtar, vazhdojnë të qëndrojnë pranë Ukrainës.

“Austin do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ministrin e Mbrojtjes Rustem Umerov”, njoftuan mediet amerikane.

Vizita e tij në Kiev vjen në muajt e fundit të administratës Biden dhe perpara garës zgjedhore për Shtëpinë e Bardhë.

Zëvendëspresidentja demokrate Kamala Harris është zotuar të vazhdojë ndihmën ushtarake për Ukrainën nëse ajo fiton më 5 nëntor, ndërsa rivali i saj republikan Donald Trump ka shprehur antipati për mbështetje të mëtejshme.

SHBA-ja ka qenë mbështetësja më e madhe ushtarake dhe financiare e Ukrainës që nga fillimi i pushtimit gjithëpërfshirës rus në shkurt 2022.

Forcat ruse kanë bërë avancime të ngadalta por të qëndrueshme territoriale në Ukrainën lindore. Zelensky u ka bërë thirrje aleatëve të tij në Perëndim të lejojnë Ukrainën të godasë objektiva thellë brenda Rusisë, por kjo nuk ka patur rezultat.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Plagosja brenda poliklinikës, masa “arrest shtëpie” për babë e bir në Shkodër

Gjykata e Shkodrës i ka dhënë masën e sigurisë...

Gjenden të vdekur tre shtetasit kosovarë të raportuar të zhdukur

Tre qytetarë, shtetas të Kosovës janë gjetur të vdekur...

Dy të arrestuar në jug të vendit, njëri me armë në taksi, tjetri transportonte…

Policia e Vlorës ka zhvilluar brenda 24 orëve tre...

Deklaratat e ministres serbe për Kosovën, debate në Komisionin e Jashtëm

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Komisionin për Evropën dhe...