https://www.aiguillealpine.co.uk/http://perpustakaan.unla.ac.id/wp-includes/MESINSLOT/https://cafesach.com.vn/https://shootless.nl/http://www.smartiming.co.uk/https://thali.pl/https://www.contraloriapereira.gov.co/https://fia.ui.ac.id/-/stoto/https://iac.ui.ac.id/qris/https://stroumfaki.gr/https://nipscollege.co.ke/https://memorialsignworld.com/https://healthcareinkenya.com/https://bayscaffolding.co.nz/https://www.prottoy.cu.ma/https://ideasvibe.com/https://www.ffl.si/https://fhunizar.ac.id/https://sgs.sheratongrandesukhumvit.com/https://disability.ui.ac.id/maxwin/https://www.fodecc.cm/https://shiki.cu.ma/https://www.fodecc.cm/Samuel-Donatien-Nengue/https://nfd.com.tr/https://eedesign.co.uk/https://defender.org.br/https://fosfobox.com.br/http://estima.xgeo.pl/
Atletico Madrid rigjen një Diego Costa ‘të frikshëm’ - Drita Tv

Atletico Madrid rigjen një Diego Costa ‘të frikshëm’

Diego Costa ndërron unifomë, por zakonin nuk e harron! Gjashtë muaj larg fushave të futbollit, braziliano-spanjolli ka bërë debutimin në Spanjë me Atletico Madrid, me gol dhe karton të kuq.

I rikthyer në Madrid pas 3 vjetësh eksperiencë në Angli te Chelsea, Diego Costa ka fituar vedin si titullar në formacionin e trajnerit Simeone dhe menjëherë ka shfaqur grintën e tij. Sulmuesi profilik në pjesën e parë u ndëshkua me karton të verdhë, që do të rezultonte deciziv në fundin e takimit. Në minutën e 68-të ai shënoi golin e dytë për skuadrën vendase, por ndërsa festonte me tifozët ka hequr dhe fanelën, ç’ka bëri që arbitri të mos i kursente kartonin e dytë të verdhë.

Atletico fitoi përballjen me Getafe dhe skuadra e drejtuar nga Diego Simeone tanimë ngjitet në vendin e dytë në klasifikim, si ndjekësja më e afërt e Barcelonës së pathyeshme në këtë sezon./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi