Athinë, protestë kundër masakrës në Gutën Lindore

Në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, është organizuar protestë kundër masakrës ndaj civilëve në rajonin e Gutës Lindore në Siri nga ana e regjimit të Bashar Al Asadit.

Grupi, shumica e të cilëve e përbënin sirianët që jetojnë në Greqi, u mblodh para ambasadës ruse në Athinë.

Protestuesit brohoritën me slogane “Putini i poshtër”, ndërsa mbanin pankarta me mbishkrim “Shpëtoni Gutën”. Gjithashtu një deklaratë ku dënohen sulmet e regjimit të Asadit dhe Rusisë i është përcjell ambasadës.

Protesta përfundoi qetë, ndërsa policia kishte marrë masa sigurie pranë ambasadës.

– 400 mijë civilë nën rrethim

Në Gutën Lindore, e cila është nën kontroll të opozitës, jetojnë rreth 400 mijë civilë. Ky rajon në marrëveshjen në Astanë u shpall zonë e deeskalimit. Pavarësisht kësaj, pjesëtarët e regjimit të Asadit, vendi garantues i së cilës është Rusia, nga muaji prill i vitit të kaluar intensifikuan rrethimin, ndërsa muajt e fundit edhe sulmet.

Kriza humanitare në Gutën Lindore nga dita në ditë përkeqësohet, ndërsa mijëra civilëve u nevojitet evakuim. Shumica e civilëve të cilët duhen evakuuar urgjentisht, përbëhen nga fëmijët dhe persona të sëmurë nga kanceri. Përveç kësaj, shumë fëmijë në Gutën Lindore kanë vdekur si pasojë e urisë dhe pamundësisë për të patur qasje në barna.

Në sulmet e ditëve të fundit janë shënjestruar 22 spitale, ndërsa mbi 300 persona humbën jetën./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi