Atentati ndaj prokurorit/ U gjet i braktisur afër Ishmit, ekspertiza ‘në skaner’ automjetin e autorëve

Pak orë pasi një automjeti i braktisur u gjet në aksin dytësor që lidh Shkozetin me Fushë-Krujën, në rrugën për Ishëm, që mendohet se i përket autorëve të atentatit ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoj, policia do të këqyrë sot mjetin.

Siç u tha edhe mbrëmë, brenda mjetit u gjetën 2 kallashnikovë, të cilët thuhet se janë përdorur në sulmin ndaj mjetit tip ‘Benz’ AA 333 ZD pasditen e djeshme në mbikalimin e Shkozetit në Durrës. Policia siguroi zonën, dhe duke qenë se ishte natë, këqyrja e mjetit do të bëhet sot, targat e të cilit rezultonin të vjedhura në Tiranë.

Ekspertët do të kontrollojnë brenda mjetit për të siguruar ndonjë provë të mundshme materiale që të çojë deri tek identifikimi dhe kapja e autorëve, siç janë shenjat e gishtërinjve. Kujtojmë se mbrëmë u shoqëruan 10 persona në policinë e Durrësit, si persona që mund të kishin dijeni për ngjarjen në fjalë, por jo të dyshuar si autorë.

Ngjarja që tronditi vendin ndodhi dje teksa prokurori, një emër i lakuar përgjatë këtyre ditëve nga politika, përfshi këtu kryeministrin Edi Rama, po udhëtonte drejt Tiranës bashkë me shoferin Andi Maloku dhe mikun e tij Aleksander Laho (Landi Muharremi). Por një automjet ka hapur zjarr ndaj tyre, duke i plagosur të tre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi