Atentati ndaj Inez Hajrulla/ 4 të akuzuarit kërkojnë ndryshim të masës së sigurisë, blindohet Gjykata e Vlorës

Pritet që ditën e sotme të dalin para togave të zeza të apelit, të arrestuarit e atentatit ndaj Inez Hajrulla në 2019.

Daut Elmazi, banues në Vlorë, Albano Goxhaj, banues në Fier, Dejvison Serjani, banues në Tiranë dhe Ardjan Ahmeti, banues në Tiranë nëpërmjet avokatëve të tyre kanë bërë kërkesë për ndryshim mase e cila pritet të gjykohet nga gjykatësi Engert Pëllumbi.

Sipas burimeve nga gjykata, ata kanë kërkuar ndryshimin e masës së paraburgimit në një masë më të lehtë. Pritet që në orën 11:00, kur është e masa e arrestit, policia të vendosë masa të larta sigurie në Gjykatë për faktin e përplasjes së fortë që kanë dy palët e përfshira në ngjarje të ndryshme prej vitesh.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se do të ketë masa të shtuara si për shoqërimin e të akuzuarve, por edhe jashtë gjykatës, për shkak të ndonjë përplasje të mundshme.
Ngjarja u regjistrua më 10 maj të 2019 në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku Hajrulla u qëllua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, teksa ishte ulur në një lokal.

Hajrulla i shpëtoi atentatit, por u plagos rastësisht Dajko Cenodemaj që po pinte kafe në Lungomare me disa miq. Autorët pasi u larguan dogjën automjetin në Babicë të Vogël

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi