10.5 C
Tirana

Asnjë anëtar i kabinetit të ri qeveritar me aktakuzë për korrupsion

Më datë:

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se asnjëri prej anëtarëve të kabinetit të ri qeveritar nuk ka aktakuzë të ngritur për korrupsion.

Kujtojmë se qeveria e re në krye me Albin Kurtin, ka qenë e zëshme se prioritet do ta ketë luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar.

“Qeveria Kurti sfidën e parë e kaloi me sukses, as edhe një anëtar i kabinetit qeveritar me aktakuzë për korrupsion. Well done! Sfida dy do jetë as edhe një zëvendës ministër i akuzuar për korrupsion. Mbetet të shihet! Sfida tre do jetë as edhe një këshilltar në qeveri dhe ministritë e linjës të mos jetë i akuzuar për korrupsion poashtu! Si duket shumë shpejtë një i akuzuar për korrupsion do caktohet këshilltar një ministri. Nuk guxon të ndodh! Qeverisje e mirë dhe me duar të pastra!”, shkruan Miftaraj në facebook.

Kujtojmë se dje, ministrja e zgjedhur e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila pranoi zyrtarisht detyrën e re nga Abelard Tahiri, u zotua se do të bashkëpunojë ngusht me Kuvendin e Kosovës, institucionet e drejtësisë, shoqërinë civile dhe mediat, ndërkohë theksoi se sistemi i drejtësisë ‘çlirohet atëherë kur të adresohet vetingu’.

Ajo ka thënë se vetigun do ta bëjnë në bashkëpunim të plotë me Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupin për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), si dhe me Ambasadën Amerikane, Gjermane dhe atë Britanike.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer, themeluesi i platformës së kriptomonedhave “Thodex”

Faruk Fatih Özer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave...

Një gotë lëng shege në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e bllokimit të arterieve deri në 30%

Një studim i botuar në “American Journal of Clinical...

PS rrëzoi ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, Bardhi: Duan të asgjësojnë Parlamentin siç bënë me zgjedhjet e 11 majit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje...

Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

Qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të...