Artan Lame: Do të regjistrojmë pronat në jug, po trajtojmë mbi 16 mijë raste

Kreu i Kadastrës Artan Lame në një dalje publike për mediat deklaroi se do të nisë regjistrimi i pronave në jug të vendit.

Lame u shpreh se janë mbi 16 mijë raste të trajtimit të pronave në jug, duke shytuar se nga kjo nismë do të përfitojnë mbi 8000 pronarë të ligjshëm.

Ai shtoi se regjistrimi i ligjshëm i pronave do të bëjë që të shuhen konfliktet për pronat në jug të Shqipërisë, kurse kujtoi edhe faktin se me pronat në këtë zonë ka problematikë, që pritet të zgjidhet.

Pas disa vonesash, Kadastra hap rrugën për legalizime në 8 zona kadastrale në jug. Do të nisim të regjistrojmë pronat në jug. Konkretisht në zonën kadastrale Palasë, Dhërmi, Vuno, Lukovë, Gjilek, Ilias, Himarë dhe në Vic. Ky do të jetë operacioni më i madh për regjistrim pronash, me mbi 16 mijë prona. Do të shihen për legalizim prona, shtëpi. Do të trajtohen edhe rreth 5200 prona shtetërore. Nga ky proces do të përfitojnë rreth 8000 banorë. Procesi ka nisur dy herë dhe nuk ka shkuar deri në fund,. Iu premtoj se ky proces do të shkojë deri në fund këtë herë.

Procesi i regjistrimit do të kryhet me ekspertët tanë që do të cojmë nga Tirana, që të shmangim konfliktet lokale. Gjatë kësaj kohe, jemi ndeshur me dokumente të falsifikuara, me mbivendosje pronash, jemi ndeshur me zhdukje, fshirje apo manipulim dokumenti. Nga banorët e jugut kërkoj besim dhe bashkëpunim. Ky proces do të zgjasë disa muaj dhe më pas do kemi prona të ligjshme, nga ku mund të bëhet edhe biznes. Puna që do të bëjmë do të zhdukë konfliktet për pronën. Kemi hapur edhe 3 zyra në terren, nga ku do të informojmë për faktin si do të shkojnë gjërat”, tha Lame.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi