Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe borës që përfshinë vendin gjatë natës, ka pasur rënie gurësh e inertesh në rrugë dhe situata u paraqit më problematike në verindje dhe juglindje.
“Në aksin rrugor Korçë-Dardhë në lartësinë mbi 1200 m dhe në segmentin Ura e Zapodit-Shishtavec në lartësinë mbi 700 m ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar”, informoi ARRSH.
Sipas ARRSH-së grupet e punës së mirëmbajtjes së rrugëve janë në terren dhe se qarkullimi i mjeteve kryhet në të gjitha akset normalisht.
“Grupet e punës së mirëmbajtjes kanë qenë gjatë gjithë natës në terren duke punuar për pastrimin e akseve nga dëbora dhe rënia e gurëve në trup të rrugës si në Elbasan–Qafë Thanë, Kukës-Krumë. Tashmë të gjitha akset janë pastruar dhe lëvizja e mjeteve kryhet normalisht”, informoi ARRSH.