ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë

Reshjet e borës në veri të vendit kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), bën të ditur se gjatë natës ka pasur reshje bore në akset Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth.

Sipas ARRSH-së, mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës. Ndërkohë, qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale

ARRSH u kërkon drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë bore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi