Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, njofton se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një 58-vjeçar nga Velesi, për shkak të dyshimeve se ka përdhunuar një të mitur 15 vjeçare.
“Më datë 23.05.2021 në orën 22:15 në Veles, nga zyrtarët policor të SPB Veles është privuar nga liria R.J (58), pas denoncimit të 15-vjeçares nga Velesi se në orën 17:30 ka përdhunuar atë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet parashtresë adekuate.