Arrestohet në Kosovë “Dëshmitari X”

Ndërkohë që Prokuroria e Krimeve të Rënda po vijon hetimet, Albert Veliu, i njohur ndryshe si “Dëshmitari X”, është ndaluar nga policia e Kosovës.

Personazhi që u bë i njohur nga audio-përgjimi pretenduar me Agron Xhafajn dhe dëshmia e tij, është ndaluar së bashku me djalin e tij në qytetin e Shtimjes, pak kilometra larg Prishtinës.

Lajmi u bë i ditur fillimisht nga mediat kosovare dhe më pas u konfirmua edhe nga policia e Kosovës, por dhënë detaje mbi arsyet e ndalimit. Veliu dhe djali i tij mësohet se janë ndaluar ditën e diel dhe dyshohet se kanë kaluar ilegalisht në territorin e Kosovës nga pika e kalimit kufitar e Morinës ose nga kufiri i gjelbër.

Dyshohet se “Dëshmitari X” mund të ketë patur qëllim kërkimin e azilit në vendet e Bashkimit Europian. Pas publikimit të video përgjimit dhe dëshmisë dhënë për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Albert Veliu u pyet disa orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Në pyetje u morën edhe 3 zyrtarë të Partisë Demokratike, ndërkohë që Prokuroria është në pritje të rezultateve të një laboratori jashtë vendit ku audiopërgjimi është dërguar për ekspertizë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi