Arrestohet i riu që aksidentoi 11-vjeçarin në Tiranë/ Ja ç’ndodhi me burrin që bëri veprime të turpshme para të miturës

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka aksidentuar një 11-vjeçar, i cili ka qenë duke lëvizur me biçikletë.

Është arrestuar shtetasi B. Gj., 19 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ka aksidentuar biçiklistin e mitur rreth 11 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Po ashtu janë referuar materialet në Prokurori edhe për një 55-vjeçar, i cili dyshohet se në Shishtufinë ka kryer veprime të turpshme me një shtetase të mitur.

“Më datë 07.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasin N. T., 55 vjeç, sepse në Shishtufinë dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një shtetase të mitur”, bëhet e ditur në njoftim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi