Arrestohet drejtori i bankës, vodhi 30.000 dollarë nga llogaria e një klienti

Operacioni “Bankieri” nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vënë në pranga një 35-vjeçar.

Ky i fundit duke shpërdoruar detyrën, si drejtor i një filiali të një banke të nivelit të dytë ka vjedhur një shumë parash në llogarinë rrjedhëse të një klienti.

“Nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si rezultat i një hetimi disamujor është bërë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Bankieri”, në kuadër të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit F. N., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, duke shfrytëzuar pozicionin e tij si drejtor i një filiali të një banke të nivelit të dytë, ka vjedhur në llogarinë rrjedhëse të një klienti, një shumë prej 30.000 dollarësh amerikanë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” “, njofton policia.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Shpërndahet Kuvendi i Maqedonisë së Veriut

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin për t'u shpërndarë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të planifikuara për më 12...

Zyrtari i NATO-s në konferencë nga Beogradi: Nuk jemi kundër ushtrisë së Kosovës

Robert Pszczel gjatë një konference për media në Beograd ka thënë se NATO nuk është kundër krijimit të ushtrisë së Kosovës. Zyrtari i lartë nga...

Pesë shenjat që tregojnë praninë e kancerit të mushkërive!

Në fazat e para, kanceri i mushkërisë nuk shfaq shenja të dukshme ose që mund t’i ndieni. Më vonë ai shkakton kollë, teshtitje dhe...

Së fundi

Lajmet dt:29/10/2020

https://youtu.be/uQFI3pi_XL4 DRITA TV LAJME LAJMET 29 10 2020 #Drita tv #lajme #edicion# informativ #YouTube Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta në lidhje me...

Samsung poston të ardhurat më të larta që ka pasur ndonjëherë nga shitjet e telefonave

Samsung Electronics ka njoftuar fitimet tremujore për periudhën korrik-shtator 2020. Kompania raportoi fitimin e saj operativ të tremujorit të tretë u rrit me 59% nga...

Turqia dënon ashpër sulmin brenda kishës në qytetin Nice të Francës

Turqia ka dënuar ashpër sulmin e kryer sot brenda një kishe në qytetin Nice të Francës. Në një deklaratë të publikuar lidhur me sulmin e...