Arrestohen 24 drejtues mjetesh brenda 72 orëve në vendin tonë

Në 72 orët e fundit janë arrestuar 24 shoferë, ku 12 prej tyre u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, tetë për drejtim pa leje dhe katër të tjerë për përfshirje në shkelje.

Ndërkohë janë pezulluar 93 leje drejtimi, 16 prej tyre për drejtim mjeti në efektin e alkoolit, 73 për drejtim mjeti me shpejtësi mbi normën e lejuar dhe 4 për shkelje të tjera.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masa administrative 19 mijë e 961 drejtues mjetesh, kryesisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe mosvendosjen e rripit të sigurimit apo të kaskës mbrojtëse.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi