Arrestimi i zyrtarit të UNMIK-ut, shefi i OKB-së përkrah Rusisë dy ditë para seancës për Kosovën

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka mbështetur qëndrimin e Rusisë ndaj incidentit ku Policia e Kosovës ka arrestuar një punonjës të UNMIK-ut.

Policia e Kosovës gjatë aksionit ‘Kontrabanda’ ku u arrestuan mbi 30 persona shumica e tyre zyrtarë të Policisë së Kosovës, ka arrestuar edhe një shtetas rus, punonjës i UNMIK-ut, Mikhail Krasnochekov.

Krasnochekov kishte bashkëpunuar në pengimin e aksionit të Policisë së Kosovës, madje dyshohet se ishte e tij motor-shara me të cilën u prenë drunjtë që u vendosën në rrugë.

“Unë fola me të personalisht. Ai mbështet plotësisht qëndrimin tonë se një veprim i tillë është një goditje ndaj prestigjit të Kombeve të Bashkuara”, tha sot zëvendësministri i jashtëm rus Sergei Vershinin.

Ai shtoi se kjo është me rëndësi të veçantë për Mosken sepse është një qytetar rus, por sipas tij, është e rëndësishme edhe që ai është zyrtar i OKB-së.

“Ne do ta shtrojmë këtë pyetje në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 10 qershor”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi