30.5 C
Tirana

Arrestimi i Çyrbjas, Bardhi: Nuk është rast i izoluar

Më datë:

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh sot në një reagim pas arrestimit të ish-deputetit të Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja, i akuzuar nga nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar (SPAK) për tre vepra penale, se Partia Socialiste dhe Kryeministri janë të gjunjëzuar para krimit të organizuar.

Nëpërmjet  një postimi në rrjetet sociale, Bardhi tha se “firma e Edi Ramës si kryetar i PS për të plotësuar kërkesën e një prej grupeve më të rrezikshme të krimit të organizuar është akti më domethënës i gjunjëzimit të një partie politike dhe të Kryeministrit përpara tyre. Ky nuk është një rast i izoluar, por i shtrirë në çdo qark, në çdo bashki”.

Bardhi tha se trajtimi i krimit të organizuar si bashkëaksioner në qeverisje është rënie e shtetit, asgjësim i zgjedhjeve të lira, vdekje e demokracisë.

Sipas Bardhit, kjo e bën zyrtarisht Shqipërinë vendin e parë në botë që qeveriset me prova të pakontestueshme nga krimi i organizuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Trump përshkallëzon përplasjen me Kaliforninë: Ushtria në rrugët e Los Angeles, sfidë urdhrave të gjykatave

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar vendosjen e...

Tragjedi dhe humanizëm në Patra/ Prindërit e Kleonit dhe Spiros dhurojnë organet e fëmijëve të tyre

Dy familje, një greke dhe një shqiptare, u përballën...

Zjarr Tronditës në Kavajë – Flakët Shkrumbojnë Biznesin në Lagjen Kollçakëve!

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë periferike...

Irani paralajmëron SHBA-në, Britaninë dhe Francën: Do t’ju godasim nëse ndërhyni në sulmet ndaj Izraelit

Irani ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar...