“Arrest me burg” për kryebashkiakun e Bulqizës dhe zyrtarët e tjerë

Në seancën për caktim mase ndaj kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, ky i fundit ka pretenduar se procesi ndaj tij është me ngjyrim politik.

“Në gjykimin tim me e ndershme do ishte të më thoshin hap krahun se të më bëhen këto gjyqe politike”, ka thënë Alla.

Kujtojmë që sipas SPAK, Alla ka shfrytëzuar postin e tij si kryebashkiak, ka favorizuar një kompani për të fituar tenderin me vlerë 322 milionë lekë, për ndërtimin e ujësjellësit në Bulqizë.

Ndërkaq, nga hetimet e SPAK-ut, ka dyshime se punimet për ujësjellësin janë kryer nga një kompani tjetër, që ka lidhje shoqërore me Allën.

“Nga hetimi ka rezultuar se për shtetasin nën hetim L. A. me detyrë Kryetar Bashkie me funksionin e tij si i zgjedhur vendor për të administruar konform ligjit Njësinë vendore Bashkinë Bulqizë evidentohet qartësisht sjellja e tij duke dokumentuar disa fakte penale si shkeljet gjatë procedurës së prokurimin publik me proçedurë të hapur në datë 30.04.2021, operatorëve ekonomikë “Egland Sh.p.k” dhe “BE-IS” Sh.p.k, me objekt “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë të tenderit në shumën 322.439.000 lekë të reja, me afat kohor 10 mujor.

Ky shtetas nën hetim në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë, dhe punonjësit e tjerë, si specialiste e prokurorimeve, anëtarët e KVO, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit.

Në një kohë që nga hetimi ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë”, thuhet në njoftimin e SPAK-ut.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi