Arratisja e Gruevskit: si e pësoi mbrëmë ish-“truri” i tij Sasho Mijallkov

Në kulmin e debatit mbi dënimin dhe arratisjen e Gruevskit, policia maqedonase arrestoi të martën në mbrëmje një ndër ish-bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij, ish-shefin e shërbimeve të fshehta, Sasho Mijallkov.

Ai akuzohet për disa afera përgjimesh të paligjshme, gjatë kohës së qeverisjes së Gruevskit, më në sfond goditjen e kundërshtarëve politike. Mijallkov konsiderohej truri i pushtetit të Gruevskit. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Siç është thënë, pas arratisjes së Gruevskit, ka ekzistuar dyshimi se dhe Mijallkov mund t’ja mbathtë nga Maqedonia. Për të pritet të jepet masa nga Gjykata e Shkupit.

Arrestimi i Sasho Mijallkovit, ndodhi ditën kur Gruevski dha lajmin se Hungaria ia pranoi kërkesën për azil. /tesheshi.com/          

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi