Arjola Demiri tregon situatën komike kur i ndaloi fëmijët t’i thërrisnin “mami”

Arjola Demiri është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Aktorja është nënë e tre fëmijëve dhe gjithmonë ka treguar gjithmonë lidhjen e fortë që ka me ta.

Së fundmi, Arjola tregoi në “Why Not” një situatë gazmore me fëmijët e saj në plazh. Për të mos mbetur beqare, aktorja ia ndaloi vajzave vajzave ta thërrisnin “mami” dhe i detyroi t’i drejtoheshin me “teze”.

“Ishim në plazh, unë me dy vajzat ndërsa Rubini ishte me pushime tek i ati. Gjatë kohës që ishim në plazh këto thërisnin “Ma, Ma” dhe gjithë njerëzit sa herë thërisnin këto më thoshin: “Moj mami i këtyre je ti?”.

Edhe unë i përgjigjesha po mami i tyre jam. I thashë nga nesër dhe mbrapa mos më thërrisni më mami se po tërhiqni vëmendjen, më latë beqarë për gjithë jetën, ju lutem më thërrisni teze”, ka treguar aktorja me humor

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Së fundi