Argjentina ngjitet në majë dhe zbret nga froni Francën, Botërori i parë për “Gjeniun” Messi

Argjentina është ngjitur në majën e Botës, pasi triumfon me penallti në finalen e Botërorit ndaj Francës. Koha e rregullt përfundoi 2-2, 90 minutësh “i çmendur”, i mbushur plot spektakël. Në shtesa ekipet shënuan nga një  gol, me fituesin që u vendos nga penalltitë.

Në Lusail Iconic Stadium (Lusail), amerikano-jugorët zbresin nga froni francezët që fituan trofeun katër vite më parë, ndërsa kurorëzohet mbret Lionel Messi.

Kombëtarja Albiceleste e fillon mirë ndeshjen dhe shpërblehet me penallti në minutën e 21-të, Dembele ndërhyn me naivitet në zonë ndaj Di Marias dhe për arbitrin kishte penallti.

Lionel Messi merr përsipër ekzekutimin e 11-metërshit, duke mposhtur portierin Hugo Lloris.

Të besuarit e Lionel Scalonit gjejnë të papërgatitur “gjelat” dhe me anë të një kundërsulmi, realizojnë golin e dytë me Di Marian, i cili kishte minuta të tëra që përpiqej të bënte diçka të tillë në të gjitha mënyrat, si me goditje nga afër zonës, ashtu edhe me gjuajtje nga distanca.

As në pjesën e dytë, francezët nuk gjejnë dot vetveten, madje e kanë të ëvshtirë edhe të godasin në kuadrat.

Gjithsesi, për të parë shkëndijat e para të tyre u desh të vinte minuta e 70-të, kur shfaqet Kylian Mbappe, i cili nuk e kishte thënë ende fjalën e tij, 2 gola personal për të për të barazuar shifrat.

Shtesa e parë nuk prodhoi gol, pavarësisht rasteve. Në shtesën e dytë, sërish Messi nxjerr nga balta përfaqësuesen me golin në minutën e 109-të që vlen shumë.

Europianët fituan penallti pas një prekje me dorë në zonë të kundërshtarve, sërish Kylian Mbappe, sërish hero i kombëtares së tij, gol nga pika e bardhë.

Skuadrat u drejtuar nga penalltitë, më të saktë u tregua kombëtarja Albiceleste (Gabuan Tchouameni dhe Coman).

Në fund feston Messi me shokë, për “pleshtin” ky është Botërori i tij i parë i fituar me Argjentinën dhe i fundit për 35-vjeçarin, i cili i jep trofeun e Kupës së Botës ekipit të tij, titull ky që mungon për këtë përfaqësuese që nga viti 1986.

 

 

 

 

 

 

 

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi