22.5 C
Tirana

Argita dhe Jamarbër Malltezi kërkojnë lirimin e pasurive të sekuestruara nga SPAK

Më datë:

Teksa çështja “Partizani” vazhdon të jetë në fazë gjyqësore, pala e akuzuar nuk ka ndalur përpjekjet ligjore për të rrëzuar vendimin e SPAK-ut.

Argita dhe Jamarbër Malltezi, vajza dhe dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, kanë depozituar pranë GJKKO-së një kërkesë për lirimin e 25 pasurive të sekuestruara nga SPAK prej dy vitesh.

Në mars, Gjykata Kushtetuese refuzoi ankimimin e tyre për kthimin e këtyre pasurive, duke mos lejuar që çështja të kalojë në seancë plenare, raporton gazetarja Glidona Daci për Klan News.

Kështu, janë pezulluar 16 pasuri të paluajtshme, gjashtë llogari bankare dhe aksionet në kompaninë “Home Plan”.

Vendimet e mëparshme të Gjykatës së Lartë dhe Apelit të GJKKO-së nuk kanë ndryshuar statusin e pronave.

Në vitin 2023, me kërkesë të SPAK, GJKKO vendosi sekuestron preventive për 25 pasuri në emër të Malltezëve, përfshirë apartamente, vila dhe tri kompani, ku Jamarbër Malltezi zotëron aksione të rëndësishme.

Kërkesa e fundit pritet të shqyrtohet nga trupa e themelit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bashkëpunonin me inteligjencën ruse, policia britanike arreston 3 persona në Londër

Tre persona janë arrestuar në Londër me dyshimin se...

Shiste produkte bujqësore të skaduara/ Tiranë, vihet në pranga 35-vjeçari

Finalizohet operacioni policor i koduar “Expiration”. Operacioni u zhvillua nga...

Raporti i OSBE-së/ “Reagim qytetar, një orë e më parë!”, Salianji: Në Shqipëri s’pati zgjedhje të lira

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje...

“Tre persona janë prangosur pas sulmeve ndaj taksistit dhe grabitjes së celularit”

Tre shtetas janë arrestuar nga policia e kryeqytetit. Blutë njoftojnë...