Arabia Saudite siguron 100 milionë dollarë për rindërtimin e Rakas

 

Arabia Saudite ka siguruar 100 milionë dollarë për rindërtimin e qytetit sirian Raka, i cili ishte çliruar nga organizata terroriste DEASH.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, e konfirmoi këtë informacion në një konferencë shtypi, duke thënë se SHBA është e kënaqur me “mbështetjen bujare” të Riadit.

Ajo shtoi se kjo ndihmë u dakordua gjatë një takimi të koalicionit global kundër DEASH-it, të mbajtur në Bruksel më 12 korrik.

Nauert shtoi se rreth 150 refugjatë janë kthyer në qytetin sirian Raka, të cilët kishin ikur më parë për shkak të sulmeve të forcave të koalicionit dhe aleatëtve të organizatës terroriste YPG/PKK.

“Falë koalicionit, aleatët tanë në terren po punojnë për të rivendosur infrastrukturën themelore”, tha Nauert.

Në tetor të vitit 2017, ministri saudit i Shtetit Samir es-Sebhan, së bashku me zyrtarët amerikanë, vizituan disa fshatra pranë Rakas.

Terroristët e YPG/PKK-së në tetor të vitit 2017 morën Rakan, ndërsa edhe këtu, sikur në rajonet e tjera të pushtuara, ata ushtronin terrorin e tyre.

YPG/PKK, përveç armatosjes së civilëve me forcë, nuk lejon popullatën civile të hyjë në shtëpitë dhe objektet të cilat i merr nga DEASH-i.

Në sulmet ajrore të forcave të koalicionit, qyteti Raka pothuajse tërësisht është rrafshuar me tokën. Civilët që kthehen në këtë qytet nuk kanë mundësi për të rindërtuar shtëpitë e shkatërruara.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi