Arabia Saudite do të pranojë pelegrinët nga Katari vetëm për 10 ditë

Arabia Saudite ka vendosur që gjatë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit, që përfundon më 15 qershor, të pranojë pelegrinët e Umres që banojnë në Katar të hyjnë në mbretëri nga të gjithë linjat ajrore, përveç asaj Qatar Airways.

Sipas një deklarate nga Ministria saudite për Çështjen e Haxhit dhe Umres, banorët e Katarit duhet të aplikojnë për vizitën vetëm përmes kompanive të autorizuara saudite.

Megjithatë, pelegrinët që vijnë nga Katari do të duhet të marrin fluturime indirekte në mbretëri, pasi që të gjitha fluturimet direkte midis dy fqinjëve janë pezulluar që nga qershori i vitit të kaluar.

Sipas Agjencisë së lajmeve të Arabisë Saudite, aplikantët duhet të aplikojnë për viza online, pasi që aktualisht nuk funksionin asnjë ambasadë saudite në Doha.

Kjo është hera e parë që Arabia Saudite lejon pelegrinët që vijnë nga Katari të hyjnë në vend, që kur marrëdhëniet mes dy vendeve u ndërprenë një vit më parë.

Më 6 qershor të vitit të kaluar, Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe Bahreini bashkërisht ndërprenë lidhjet me Katarin, duke e akuzuar për “mbështetjen e grupeve terroriste”.

Po ashtu u imponua një bllokadë nga toka, deti dhe ajri ndaj Katarit, me Riadin duke mbyllur kalimin kufitar Abu Samra, i cili lidh të dy vendet.

Blloku i katër vendeve arabe gjithashtu i bëri thirrje Dohës që të përmbushë një listë të gjatë kërkesash ose të përballet me sanksione të mëtejshme. Këto kërkesa përfshijnë mbylljen e rrjetit televiziv Al Jazeera të Katarit dhe mbylljen e një baze ushtarake turke, që ndodhet pranë Dohës.

Katari, nga ana e tij, zëshëm mohon akuzat e terrorizmit dhe përshkruan bllokadën e vazhdueshme nga shtetet e tjera arabe si një shkelje të së drejtës ndërkombëtare. /Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi