Arabia Saudite, 56 miliardë dollarë për shpenzime ushtarake

Arabia Saudite ndan rreth një të tretat e buxhetit të vitit 2018 për shpenzimet ushtarake dhe të sigurisë.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Financave të Arabisë Saudite thuhet se 210 miliardë riyal saudit (56 miliardë dollarë) të cilat përbëjnë 21.5 për qind të buxhetit të vitit 2018 janë ndarë për shpenzimet ushtarake.

Ndërsa 101 miliardë riyal saudit (27 miliardë dollarë), të cilat përbëjnë 10.3 për qind të buxhetit të vitit 2018 janë ndarë për shpenzimet e sigurisë.

Sipas ministrisë 192 miliardë riyal (52 miliardë dollarë), 19.7 për qind të këtij buxheti, i janë ndarë arsimit, kurse 147 miliardë riyal (39 miliardë dollarë), 15 për qind të këtij buxheti, i janë ndarë shpenzimeve të shëndetësisë.

Arabia Saudite, e cila është eksportuesja më e madhe e naftës në botë dje ka prezantuar buxhetin e zgjeruar për vitin 2018 me shpenzime prej 978 miliardë riyalësh (260.8 miliardë dollarë)./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi