Apple po punon për një makinë autonome të ngjashme me Tesla-n

Apple thuhet se po punon me TSMC për një “Apple Car” për të cilën thuhet se është e ngjashme me një Tesla. Projekti Titan i gjigandit të teknologjisë Cupertino mendohet të jetë i përqendruar në zhvillimin e teknologjisë për makinat autonome, por raport të tjera tregojnë se Apple po zhvillon automjetin e saj.

DigiTimes njoftoi se Apple po punon me TSMC po punon me TSMC në teknologjinë e çipave vetë-drejtues. Gjithashtu është raportuar se dy kompanitë kanë krijuar plane për një fabrikë për të prodhuar “Apple Car” në SHBA. Media shtoi gjithashtu se “modeli Apple Car është i ngjashëm me Tesla”.

Raporti shton se Apple do të ndërtojë fabrika në Shtetet e Bashkuara për projektin e saj të makinës autonome. Sipas analistit Ming-Chi Kuo, makina autonome e gjigandit teknologjik mund të debutojë në treg midis 2023 dhe 2025.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi